Ka përfunduar koha e rregullt e finales së Ligës së Kombeve mes Kroacisë dhe Spanjës.
Rezultati pas 90 minutave ishte ai i fillimit, 0:0.
Pjesa e parë ishte e barazpeshuar dhe me pak raste të mira shënimi.
E në të dytën u krijuan më shumë raste, me Spanjën që pati dominim më të lehtë.
Mbetet të shihet nëse fituesi do të përcaktohet pas 30 minutave shtesë, apo penalltitë do të jenë vendimtare.