Mbrëmë rreth orës 19:50 në Zveçan dyshohet se nga persona të panjohur u hodh një shok-bombë.
Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale, njofton policia në raportin e saj 24-orësh.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Zveçan 18.06.2023 – 19:50. Raportohet se person/a të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok bombë. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore.