Kurti për viktimat e dhunës seksuale: Serbia i përdori si armë

Kurti për viktimat e dhunës seksuale: Serbia i përdori si armë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës Seksuale në Konflikt, u shpreh se ai qëndron përkrah mijëra viktimave dhe të mbijetuarve të Kosovës nga ky krim, raporton Gazeta Enigma.

Kurti, ka deklaruar se viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

Shkrimi i plotë:

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës Seksuale në Konflikt, ne qëndrojmë me mijëra viktima dhe të mbijetuar nga Kosova të këtij krimi, të cilin Serbia e përdori si armë në luftën e viteve 1998-99. Viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar ai në Twitter. /Gazeta Enigma

Related Articles