Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka organizuar ekspozitën “Lule kundër luftës”, me punimet e Liudmyla Makei – refugjate ukrainase në Kosovë.
Pjesë e kësaj ekspozite ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila shprehu solidaritetin ndaj të gjithë refugjatëve në botë.
Ajo tha se populli i Kosovës e ndjen më së miri refugjatin, pasi kanë qenë të tillë në 1999.
Osmani tha se Kosova do të avokojë gjithmonë për të drejtat e refugjatëve dhe solidrarizimin me të njëjtit.
“Refugjatët nuk janë thjeshtë numra, por janë individë me aspirata dhe potencial”, tha ai.
Solidaritet dhe avokim më të madh për refugjatët kërkoi edhe drejtoresha e QKRMT, Feride Rushti dhe drejtori i UNHCR-së në Kosovë, Ajrun Shrestha./kp/