Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër pas deklaratës së zv/kryeministrit Besnik Bislimi, të cilën e ka konsideruar thellësisht të papranueshme.
Ajo tha se në vend të Bislimi se të falenderojë aleatët që siguruan lirimin e policëve të rrëmbyer, etiketoi të gjitha vendet e rajonit si jodemokratike, dhe aleatët tanë si të pa aftë për të lexuar drejtë veprimet e Serbisë.
Çitaku i tha Bislimit se SHBA dhe BE e dinë mirë se kush është Serbia, dhe të njëjtat nuk kanë nevojë për leksione mediokre.
“ZVKM, SHBA-të dhe BE nuk kanë nevojë për leksione (dhe atë mediokre) nga askush për tua sqaruar kush është Serbia. E dinë fare mirë. Kanë shërbime intelegjente shumë më të avancuara e të sofistikuara se ne. Ndërkohë, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë tanë. Që të trija anëtare të NATO-s, dhe vende kandidate me negociata të hapura për antarësim në BE”, u shpreh ajo.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike ndër tjera shtoi se “doza e ironisë shumëfishohet kur këto deklarata vijnë nga një eksponent i lartë i një qeverie e cila u ka shpallur luftë mediave, sindikatave, bizneseve, dhe secilit që nuk mendon si ata”.