Bislimi deklarohet pas vendimit të gjykatës serbe për policët: Certifikim i bankrotimit të shtetit ligjor të Serbisë

Bislimi deklarohet pas vendimit të gjykatës serbe për policët: Certifikim i bankrotimit të shtetit ligjor të Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka krijuar skenarin për kidnapimin e tre policëve të Kosovës në mënyrë që ta krijojë një eskalim në mënyrë që ta sjellë deeskalimin në një moment të përshtatshëm për të.

“Vёrehet shumё qartё qё i gjithё ky skenar i deritanishёm kishte si qёllim parёsor konfirmimin e Vuçiçit si mjeshtёr tё eskalimit pёr ta pasuar atё nё njё moment politikisht tё volitshёm me veprime tё ‘deeskalimit’”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Më herët gjatë shkrimit të tij, Bislimi e ka quajtur këtë një tjetër maskaradë të Vuciqit.

“Nga njё maskaradё nё tjetrёn. Pёrveç qё nxiti tensione tё rrezikshme pёr dy javё rresht me urdhërin pёr kidnapimin e policёve shqiptarё brenda territorit tё Kosovёs, Vuçiç vazhdon edhe tutje talljen si me popullin e tij, me nocionin e sundimit tё ligjit brenda Serbisё, me sigurinё e rajonit dhe me gjithё faktorin ndёrkombёtar”.

“Krejt kёtё, me shpresёn se do shmang pёrpjekjet pёr implementim tё menjёhershёm tё marrёveshjes bazike dhe aneksit implementues tё Ohrit nё kёmbim tё angazhimeve pёr menaxhim krizash afatshkurtra, si dhe me shpresёn pёr shmangie tё vёmendjes nga pakёnaqёsitё enorme tё qytetarёve serb me pushtetin e tij mafioz”.

Sipas Bislimit, fokusi te lirimi i pakusht i tre policëve është tentim i dobët për t’i ikur qendrës së diskutimit.

“Kidnapimi i tre policёve ishte brenda territorit tё Republikёs sё Kosovёs dhe pёr kёtё nuk ka asnjё dyshim as edhe te bashkёsia ndёrkombёtare”.

“Fokusi tek lirimi i pakusht i tre policёve tё kidnapuar ёshtё pёrpjekje e lodhtë pёr t’i ikur boshtit tё diskutimit. E ky ёshtё tek fakti qё forcat speciale antiterror tё Serbisё janё futur jo vetёm nё zonën neutrale, por edhe brenda territorit tё Kosovёs. Me shumё gjasё pёr ndonjё aktivitet tjetёr subverziv, por qё ka pёrfunduar me kidnapimin e 3 policёve kufitarё”.

“Implikimet si pёr sigurinё nacionale dhe atё rajonale, ashtu edhe pёr misionin e KFOR-it nё Kosovё do duhej tё ishin tema e vetme e adresuar. Kjo nuk mundet dhe nuk guxon asesi tё kamuflohet me lirimin e rrejshëm dhe mediatik tё policёve tё kidnapuar”.

Zëvendëskryeministri shtoi që vendimi i Gjykatës së Kralevës e ka certifikuar bankrotimin e shtetit ligjor të Serbisë.

“Vendimi i sotёm i gjykatёs sё Kralevёs ёshtё çertifikimi mё i fuqishёm i bankrotimit tё shtetit ligjor tё Serbisё. Njё gjykatё shtetёrore, merr vendim pёr akomodim tё njё premtimi politik tё presidentit tё shtetit. Njё vendim qё çon nё mbrojtje nё liri tё tre tё “akuzuarve” pёr armëmbajtje pa leje dhe ka brenda vetes edhe konstatimin se ata nё momentin e “arrestimit” ndodheshin brenda territorit tё Serbisё, nuk ka nevojё pёr ndonjё komentim”.

“Cili shtet me minimum demokracie dhe sundim tё ligjit do tё lironte nё mbrojtje nё liri, edhe me largimin e garantuar nё njё vend tjetёr, tre persona tё uniformuar tё njё shteti tjetёr tё cilёt kanё hyrё ilegalisht dhe tё “armatosur rёndё” nё brendёsi tё territorit tё tij”.

“Nё fakt ky vendim e nxjerr haptazi tё zhveshur gёnjeshtrёn qё Vuçiq ёshtё pёrpjekur ta mbjellё tek ndёrkombёtarёt, pra ёshtё pranim qё kёta policё janё kidnapuar nё brendi tё njё shteti tjetёr. Dhe kёtu duhet tё fillojë diskutimi pёr pёrgjigjen qё duhet t’i jepet Serbisё sё Vuçiçit pёr kёtё akt tё rrezikimit tё pёrgjithshёm tё sigurisё rajonale”.

Related Articles