Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Bashkësinë Islame për festën e Kurban Bajramit.
Nga aty, Kurti tha se të mirat duke i ndarë, shtohen e nuk zvogëlohen, teksa shtoi se të mirat duke i ndarë, bëhen të mira për shumicën e për të gjithë.
“Andaj edhe mirëqenien duhet ta ndajmë, e sakrifica ia vlen. E s’ka ditë më të përshtatshme për ta kujtuar këtë sesa festa e Kurban Bajramit”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.
Përpara këtij adresimi, Kurti e myftiu Naim Tërnava patën një diskutim disa minutëshe, ku ndër të tjera u fol edhe për çështjen e lirimit të tre policëve.
Kreu i qeverisë e njoftoi myftiun Naim Tërnava se pasditen e sotme për festën e Kurban Bajramit do t’i vizitojë të tre policët e liruar nga Serbia të cilët u kidnapuan gjatë këtij muaji.