Policia ka njoftuar se një pikë statike e Policisë së Kosovës është djegur rreth orës 03:00 të mëngjesit, raporton Gazeta Enigma.
Kjo sipas Policisë ka ndodhur tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
“Po rreth orës 03:00 të mëngjesit është djegur pika statike e Policisë së Kosovës”, ka thënë Elshani. / Gazeta Enigma.