Në seancën në Kuvend, Grupi Parlamentar i LDK-së lidhur me arsimin gjatë pandemisë, ka propozuar që nga e hëna mësimi në shkolla të kthehet në orar të rregullt, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Avdullah Hoti ka paraqitur propozimet, ku theksohet se deri më 1 shtator të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit në të gjitha nivelet.
Si dhe të përgatitet plani për organizimin e orëve mësimore shtesë gjatë verës.