Nis shitja e biletave për ndeshjen mes Çekisë dhe Shqipërisë

Nis shitja e biletave për ndeshjen mes Çekisë dhe Shqipërisë

Shqipëria do t’i zhvillojë në shtator dy prej ndeshjeve më të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Kombëtarja shqiptare ka gjasa reale për t’u kualifikuar për herë të dytë në një Evropian, pasi pas ndeshjeve të këtij muaji ia doli të “rrëmbej” pozitën e dytë në Grupin E.

“Kuqezinjtë” ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë më 7 shtator, në udhëtim kundër Republikës Çeke, që prin në këtë grup.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Fortuna Arena” të Pragës, teksa sot ka nisur shitja e biletave – ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

FSHF bëri të ditur se biletat mund të blihen në këtë link: https://fshf.org/shop/republika-ceke-shqiperi/.

Related Articles