Komuna e Shtimes përuroi parkun e ri në fshatin Davidovc, në vlerë prej 144 mijë eurove. Parku pritet që t’ju shërbejë qytetarëve të grupmoshave të ndryshme, që të kalojnë kohë me njëri-tjetrin në ambiente të hapura, duke zhvilluar aktivitete të shumta.
Në 33-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990, kryeministri Albin Kurti u shpreh se nuk kishte më mirë si të kremtohej kjo ditë se në këtë park, ku fëmijët do të kenë mundësinë të kalojnë çaste të këndshme me njëri-tjetrin.
Duke folur për këtë investim, kryeministri Kurti tha se parku prej 1 hektari në Davidovc ka vlerën e 144 mijë eurove.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde u shpreh i lumtur për përurimin e parkut dhe tha se shpreson që herën tjetër të vizitojë këtë park me mbesën e tij.
Ndërsa, kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu tha se hapësira të tilla janë të nevojshme për vendin, njofton KP.
Derisa tregoi më shumë për investimin në fjalë, Aliu se janë në proces edhe të shumë projekteve të tjera, porse kërkoi përkrahjen e qeverisë.
Ndërkaq, deputeti i kuvendit të landit në NRW, Hartmut Ganzke tha se pas vizitave që kishte me kryetarin Aliu në këtë komunë, u bind se populli në përgjithësi është duke punuar për të arritur një të ardhme më të mirë.
Projekti në fjalë është bashkëpunim i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Komunës së Shtimes dhe Republikës Nordrhein-Westfalen.