Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka cilësuar si shkelje të Kushtetutës prezencën e Prindon Sadriut, bashkëshorti i presidentes, Vjosa Osmani, me veshje ushtarake gjatë monitorimit të FSK-së, në operacionin “Defender Europe 2021”, raporton Gazeta Enigma.
“Çfarë grade mban Prindon Sadriu si rezervist që është ai, është i obliguar të marr pjesë në trajnime dhe në sa trajnime ka marr pjesë a ka pasur ftesë në këtë ceremoni dhe nga kush është ftuar. Kjo është shkelje e Kushtetutës nga presidentja për interesa individuale”./Gazeta Enigma/