Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot.
Kurti e Abbott folën për zhvillimet në vend, vizitën në Londër e takimin me sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.
“Pas takimit që më 26 qershor Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott. Marrëdhëniet bilaterale, vizita në Londër dhe takimi mes Kryeministrit Kurti dhe Sekretarit Cleverly, si dhe zhvillimet në vend ishin pjesë e diskutimit në këtë takim”, thuhet në njoftimin e qeverisë.