Konjufca: Ia shpjegova Ramës që kryetarët serbë në veri dhanë dorëheqje me urdhër të Beogradit

Konjufca: Ia shpjegova Ramës që kryetarët serbë në veri dhanë dorëheqje me urdhër të Beogradit

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka folur për takimin që pati me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai tha se Ramës ia shpjegoi pozitën e Kosovës për sa i përket situatës në veri, për të cilën, sipas Konjufcës, Kosova është vendosur pa dëshirën e saj.

“Unë ia shpjegova Ramës që ne jemi vendosur në këtë pozitë pa dëshirën tonë, këtu Serbia me veprimet e veta na ka vendosur përpara këtyre dy opsioneve sepse askush s’i përjashtoi kryetarët e komunave në veri, por me urdhër të Beogradit dhanë dorëheqje”, tha Konjufca.

Ndërsa, për sa i përket takimi që s’u mbajt mes Ramës dhe kryeministrit Kurti, Konjufca tha se “kafja mund të pihet edhe në orët e vonshme të mbrëmjes”, teksa për sa i përket anulimit të mbledhjes së dy qeverive, kreu i kuvendit tha se “kemi enë të lënduar”.

“Ne kemi qenë të lënduar prej mbledhjes së qeverive, por jo aq të lënduar sa mos ta presim fare Ramën sepse ne gjithmonë duhet të shikojmë nga pikëvështrimi i interesit të kombit tonë. Kjo do të rregullohet së shpejti, ata do të takohen së shpejti, edhe nëse jo sonte”, tha Konjufca

Related Articles