Kryeministri shqiptar Edi Rama pas vizitës në Maqedoni të Veriut e në Kosovë, sot do të qëndrojë në Serbi, ku atje do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Sot në mëngjes ai do të udhëtojë për në Bosnje dhe Hercegovinë, pastaj do të shkojë në Mal të Zi, ku do të takohet me kryeministrin Dritan Abazoviq.
Në mbrëmje, ai do të shkojë në Serbi për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Kujtojmë se këto vizita Rama po i zhvillon për t’u konsultuar me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor para Samitit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.
Më poshtë e gjeni agjendën për sot të kryeministrit Rama.