Gjendet pa shenja jete një trup në lumin Ibër, dyshohet të jetë i qytetares serbe

Gjendet pa shenja jete një trup në lumin Ibër, dyshohet të jetë i qytetares serbe

Bëhet e ditur se trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në lumin Ibër.

Pritet që në këtë lokacion të vijnë edhe anëtarë të familjes së saj për të konfirmuar identitetin e saj.

“Zhytësit e klubit “Trepça” bashkë me Shoqatën për Kërkim Shpëtim gjejnë trupin e pajetë të serbes që ra në Ibër”, shkruan Mitropol.

Trupi dyshohet të jetë i Jasmina Petroviq, 49 vjeçare nga Zveçani.

Në vendin e ngjarjes doli edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Related Articles