Rama pas refuzimit të Kurtit për takim: Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin

Rama pas refuzimit të Kurtit për takim: Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në lidhje me refuzimin e Kurtit për takim.

“Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin, nuk ndjehem i fyer si një dhëndër që nusja nuk i doli në takim. Unë shkova si kryeministër i Shqipërisë. Nuk kam asnjë problem personal me Albinin, por vetëm qëndrime të kundërta lidhur me një situatë të caktuar”, tha ai.

“Këtë situatë e përjetojmë dhe e trajtojmë në mënyrë të ndryshme. Kjo është në të drejtën e tij”, tha Rama, para gazetarëve gjatë vizitës në Mal të Zi .

Kështu u shpreh kryeministri Rama nga Podgorica, këtë të premte, teksa komentoi refuzimin e takimit nga Albin Kurti, një ditë më parë, teksa kryeministri i Shqipërisë vizitoi Kosovën.

Related Articles