Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shprehur ngushëllime për familjen e qytetarës së humbur në lumin Ibër.
Ai ka falënderuar Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, zhytësit e Klubit “Trepça”, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Menaxhimit Emergjent dhe banorët e fshatit Zhitkovc në Komunën e Zveçanit për përpjekjet e tyre të përbashkëta për të gjetur trupin e pajetë të qytetares J. Petrovic, 49-vjeçare, e cila dyshohet se ka rënë në lumin Ibër dy ditë më parë.
Ministri Sveçla ka deklaruar se institucionet profesionale do të vazhdojnë me procedurat e mëtejshme për këtë rast.