Qeveria Kurti ka emëruar edhe një zëvendësminsitër.
Vigan Qorroli do të të mbajë pozitën e zëvendësministrit të Drejtësisë.
Kjo është bërë e ditur nga Qorrolli përmes një postimi në rrejtin social Facebook.
“Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i jam bashkuar Ministrisë së Drejtësisë në detyrën e zëvendësministrit. Me besim të thellë për punë të vlefshme për kombin dhe atdheun tonë — ju falënderojë të gjithëve për vlerësimet tuaja dhe ju uroj një vikend të bukur” shkruan Qorrolli .
Lajmin për emërimin e Qorrollit në këtë pozitë e ka bërë të ditur edhe ZKM.