Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë.
“Sot rreth orës 20:10 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetëaksidenti./Gazeta Enigma/