35 vjeçari qëllohet për vdekje në Stokholm, policia suedeze flet pas dyshimeve se viktima është nga Kosova

35 vjeçari qëllohet për vdekje në Stokholm, policia suedeze flet pas dyshimeve se viktima është nga Kosova

Një 35 vjeçar është qëlluar për vdekje në ballkonin e tij, mëngjesin e sotëm në Stokholm.

Hetimet mbi rastin janë duke u zhvilluar, kanë bërë të ditur autoritetet suedeze në një përgjigjie për klankosova.tv, kur janë pyetur për detaje shtesë, pas raportimeve se viktima dyshohet të jetë nga Kosova.

”Ne nuk u përgjigjemi pyetjeve për individë”, specifikohet nga qendra mediatike e policisë në Stokholm, duke mos pohuar por as mohuar një gjë të tillë.

Sipas mediave suedeze 35 vjeçari ka pasur lidhje me bandat në këtë qytet.

Related Articles