Hovenier: Tensionet e ngritura mes Kosovës dhe Serbisë ndikojnë negativisht në klimën e investimeve

Hovenier: Tensionet e ngritura mes Kosovës dhe Serbisë ndikojnë negativisht në klimën e investimeve

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përmendur edhe njëherë krizën që mund të thellohet nga tensionet e ngritura, në raport mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas një diskutimi rreth sfidave në biznes, që kishte me ftesë të kryeministrit Albin Kurti, ambasadori Hovenier, po vlerëson se gjendja e tillë me tensione, ndikon negativisht edhe në klimën e investimeve.

”Mora pjesë sot në një bisedë të rëndësishme mes kryeministrit Kurti dhe liderëve kosovarë të biznesit për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të dialogut mes qeverisë dhe sektorit privat. Ne diskutuam gjithashtu se si tensionet e rritura dhe paqëndrueshmëria ndikojnë negativisht në klimën e investimeve të Kosovës”.

Related Articles