Çmimi i derivateve të naftës në tregun e Kosovës ka shënuar sërish rritje, shkruan Gazeta “Enigma”.
Çmimet në tregun e karburanteve po vazhdojnë të luhaten.
Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës në një prononcim për Gazetën “Enigma” ka thënë se qytetarët tanë janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë Veriore e cila e ka akcizën më të lirë.
“Çmimet në tregjet ndërkombëtare dhe në berzë kanë shënuar një rritje të lehtë dhe kjo natyrisht që ka reflektuar edhe në Kosovë. Çmimet aktuale në Kosovë sot janë përafërsisht: Nafta 1.27 euro dhe Benzina 1.32 euro”, ka thënë Berjani, për “Enigmën”.
Ai ka apeluar te mërgimtarët që kanë ardhur për pushime në Kosovë që kur furnizohen me karburante të kërkojnë kuponin fiskal dhe nëse kanë ndonjë problem të ankohen të departamenti i veçantë në MTI.
“Iu dëshirojë mirëseardhje mërgimtarëve dhe apelojë nga të gjitha pikat e karburantit, shërbim sa më të mirë për diasporën”, ka thënë ai duke shtuar se mërgimtarët janë impulsi i ekonomisë në Kosovë./GAZETA ENIGMA/