Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut, FC Struga ka pasur një paraqitje pozitive në Lituani në ndeshjen ndaj Zalgiris.
FC Struga, ekipi shqiptar ka arritur barazim 0-0 ndaj Zalgiris në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese të Champions League.
Ekipi i Shpëtim Duros luajti mjaft mirë duke pasur disa raste shënimi me Shabanin, Mazrekajn e Ibrahimin.
Në fund, Struga mori barazimin që mund të llogaritet si pozitiv, pasi ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Maqedoni, aty ku mund të fitojnë.
Fituesi i këtij dueli do të luajë ndaj Galatasaray në fazën e dytë.