Skuadra e Ballkanit ka marrë një fitore të madhe në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Ludogoretsit.
Ballkani ka fituar ndaj Ludogorets me rezultatin 2-0, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Meriton Korenica gjeti golin e parë në këtë ballafaqim, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Golin e dytë dhe të qetësisë në këtë sfidë e shënoi mesfushori, Qendrim Zyba, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë – pas asistimit të Lorenc Trashit në minutën e 56’të.
Ky është një avantazh i madh i skuadrës kosovare pak para ndeshjes së kthimit, me takimin e dytë që zhvillohet me të mërkurën e ardhshme me 19 korrik, në ora 20:00.