Pak më parë në lagjen “Wesley Clark” në Prizren, janë aksidentuar një veturë e një motoçikletë.
Rastin e ka konfirmuar togeri i Policisë, Shaqir Bytyqi.
“Në rrugën Wesli Clark ne Prizren, ka ndodhur nje aksident trafiku ne mes te nje automjeti dhe nje motociklete, si pasoj e aksidentit motoristi ka pësuar lëndime trupore, ai është derguar ne emergjencën e qytetit. Pas egzaminimit nga mjekët konstatohet se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe lirohet në shtëpi. Policia ka bërë ka bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes, ka mbledh provat dhe dëshmitë dhe rasti do të procedohet më tutje”, tha Bytyqi.