Arsenali e zyrtarizon transferimin më të shtrenjtë, Declan Rice

Arsenali e zyrtarizon transferimin më të shtrenjtë, Declan Rice

Arsenali ka njoftuar edhe zyrtarisht se ka kompletuar transferimin e Declan Rice nga West Ham United.

Mesfushori anglez është prezantuar sot, teksa i është bashkuar edhe ekipit të Mikel Artetas në përgatitjet para-sezonale.

Rice, i cili ishte objektivi kryesor i Arsenalit këtë verë, ka nënshkruar kontratë afatgjate, të vlefshme deri në verën e vitit 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon më shumë.

Transferimi i 24-vjeçarit është rekord për “Topçinjtë”, por edhe në futbollin anglez, pasi ai bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori.

Në total, Arsenali do të paguajë 105 milionë funte për Rice.

“Ne jemi vërtet të lumtur që Declan po na bashkohet. Ai është një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme, i cili ka performuar në një nivel të lartë në Premier League dhe për Anglinë për disa sezone tani. Declan po sjell cilësi të padyshimta në klub dhe ai është një talent i jashtëzakonshëm që ka potencialin për të qenë shumë i suksesshëm këtu. Declan ka përvojë të madhe në Premier League vetëm në moshën 24-vjeçare. Ai ka drejtuar një ekip shumë të mirë të ëest Hamit dhe siç e pamë të gjithë, ai së fundmi ngriti një trofe evropian. Përgjegjësia dhe roli që ai ka marrë ka qenë shumë mbresëlënës dhe ne jemi vërtet të emocionuar që ai po na bashkohet”, u shpreh trajneri Mikel Arteta.

Declan do të bartë fanellën me numrin 41. 

Related Articles