Limaj për Kurtin: Krejt çka kemi ndërtu për 20 vjet, ky mashkull don me e shkatërru për dy vite

Limaj për Kurtin: Krejt çka kemi ndërtu për 20 vjet, ky mashkull don me e shkatërru për dy vite

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në protestën e sotme e cila u organizua në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e veteranëve në Ligjin për paga, i cili kaloi mbrëmjen e së enjtes në Kuvendin e Republikës së Koosvës.

Limaj ka thënë se protesta e sotme ishte shprehje e shqetësimit për gjithë situatën në të cilën ndodhet vendi.

Sipas tij, qytetarët janë jo vetëm të pakënaqur, por edhe të fyer nga Qeveria, të cilët i quan ‘njerëz aventuristë’.

“Këta kanë ardhë në pushtet duke thanë këta e kanë shkatërru shtetin për 20 vjet. Në fakt është e kundërta, krejt çka kemi ndërtu na për 20 vjet, ky mashkull po don me prish për dy vjet, po don me shkatërru ata që eshte arrit për 20 vite”, tha Limaj para medieve.

Më tej ai tha se Qeveria Kurti duhet të ‘shkojë në shtëpi’ sa më shpejt.

Related Articles