Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Suharekë, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj burrit të saj.
Ajo po ashtu ka goditur me kaçavidë burrin, duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi.
Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 10:17.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe goditë me kaçavidë në dorë bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe ka kërkuar nga ai të dalë nga shtëpia. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njësiti policor ka sekuestruar mjetin- kaçavidën që dyshohet të jetë përdorur në rast”.
Policia njofton e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. / Gazeta Enigma.