Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim Drejtoreshën e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID në Kosovë, znj.Lisa Magno, me bashkëpunëtoret e saj, raporton Gazeta Enigma.
Drejtoresha Magno, pasi uroi kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re, konfirmoi gatishmërinë e saj dhe të USAID-it për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve zhvillimore për vendin tonë.
Kryekuvendari Konjufca falënderoi znj.Magno për përkrahjen amerikane dhe theksoi se USAID-i është njëri ndër partnerët më të rëndësishëm për Kosovën. Ai po ashtu u zotua për vazhdimin dhe thellimin e këtij partneriteti edhe në të ardhshëm./Gazeta Enigma/