Policia ka njoftuar për statistikat e përgjithshme gjatë kontrollit rutinor nëpër Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftimin e Policisë thuhet se 80 qytetarët janë gjobitur për mosrespektim të masave, derisa 1818 tiketa trafiku janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit.
Tutje, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve janë regjistruar 32 aksidente me të lënduar, ndërsa 36 me dëme materiale.
Ndërsa, 23 persona janë arrestuar, ndërsa 20 janë dërguar në mbajtje.