Hoti ‘godet’ Qeverinë: Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve

Hoti ‘godet’ Qeverinë: Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që dialogu me Serbinë të mos bëhet siç ka thënë ai “nëpër skuta e hotele të plazheve”, duke goditur Qeverinë për qasje të keqe.

Kështu, ai ka kërkuar që dialogu të zhvillohet në Bruksel e Uashington.

“Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve. Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington.” – ka shkruar ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar të hënën me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, për uljen e tensioneve me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Dy zyrtarët kanë biseduar në margjina të Simpoziumit SYMI të mbajtur në Kretë të Greqisë.

Kurti e ka konfirmuar vetë takimin përmes një postimi në Twitter.

“Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar. Moti ka qenë shumë më i nxehtë sesa diskutimet tona”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Tensionet në veri të Koosvës kanë qenë të larta që disa javë, sidomos në muajin qershor.

Situata është përkeqësuar pasi serbët lokalë në komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë, me asistimin e Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale.

Related Articles