Bislimi e Petkoviq do të takohen në Bruksel, BE tregon fokusin e takimit

Bislimi e Petkoviq do të takohen në Bruksel, BE tregon fokusin e takimit

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka dalë me një njoftim për takimin e radhës të dialogut në Bruksel.

Ai tha se nesër emisari Miroslav Lajçak, do të presë palët dhe se fokusi i bisedës do të jetë zbatimi i marrëveshjes dhe shtensionimi i situatës.

“Nesër, Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak do të presë kryenegociatorët e të dyja palëve në kuadër të dialogut të lehtësuar në Bruksel. Në fokus do të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës”, ka shkruar Stano në Twitter.

Related Articles