Osmani: 13 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, konfirmoi se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar

Osmani: 13 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, konfirmoi se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se 13 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, konfirmoi pavarësinë e Kosovës, duke vlerësuar se nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar.

Osmani, ka thënë se ky moment duhet të jetë pikëreferimi për vendet që akoma nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“13 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar”.

“13 vjet më vonë, kjo pikëreferimi mbetet një thirrje për vendet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”, shkroi Osmani në rrjetin social Twitter.

Related Articles