Rreshteri nga stacioni policor i Klinës: Rasti në ETC u cilësua si zjarr aksidental

Rreshteri nga stacioni policor i Klinës: Rasti në ETC u cilësua si zjarr aksidental

Rreshteri nga stacioni policor i Klinës, njësia e hetimeve, Xhevdet Kryeziu ka deklaruar se rasti i zjarrit në objektin e ETC-së, i cili u dogj sot, u cilësua si zjarr aksidental.

Ai tha për KP, se zjarri kishte përmasa të mëdha dhe se dëmet janë të konsiderueshme.

Kryeziu u shpreh se janë në fazën fillestare të hetimeve dhe se nuk kanë ndonjë dyshim se si u shkaktua zjarri.

Një zjarrfikës u lëndua gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në objektin e ETC-së në Klinë, i cili në orët e hershme të mëngjesit të sotëm u përfshi nga zjarri. Zjarrfikësi i lënduar mori ndihmë mjekësore. Si pasojë e zjarrit, nuk u raportua për ndonjë punëtor të lënduar.

Related Articles