Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj, tha se do të insistojnë që pikat e planit të tyre të punës të jenë patjetër në programin qeverisës.
Sipas tij, Tuzi sot është model i qeverisjes jo vetëm për komunat shqiptare në Mal të Zi, por merret si model edhe në të gjitha komunat e tjera.
Ndër të tjera, Dukaj, në një intervistë për Euronews Albania, foli dhe për Dritan Abazoviqin dhe kontributin e tij në integrimin e shqiptarëve nëpër institucione.
“Është vështirë të thuash se ku gaboi Dritani. Unë mendoj se ai ka dhënë një kontribut shumë të madh për integrimin e shqiptarëve në të gjitha institucionet. Asnjëherë më parë shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë qenë kaq të integruar sa janë sot. Në komunat ku jetojnë shqiptarët nuk janë bërë investime sa po bëhen dhe po planifikohet të bëhen”, u shpreh Dukaj.