Gjilan: Dy persona rrahin një 42-vjeçar, viktima dërgohet në spital

Gjilan: Dy persona rrahin një 42-vjeçar, viktima dërgohet në spital

Një rrahje ka ndodhur dje te marketi ‘Maxi’ në Gjilan, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një tjetër.

Brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njësitë policore kanë kapur në flagrancë personat e përfshirë në rast, ku të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa viktima është dërguar me urgjencë në spital.

Pas ekzaminimeve mjekësore, është konstatuar se 42-vjeçari ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm nën përkujdesjen e stafit shëndetësor.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin, njofton Sinjali.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Related Articles