Milot Rashica i ka përfunduar pushimet.
Ylli kosovar tani është kthyer në Angli te skuadra e Norwichit.
Ai është parë në kampin stërvitor të “kanarinave”, teksa e ardhmja e tij është ende në pikëpyetje.
Rashica po kërkohet me ngulm nga Galatasaray, aty ku e kaloi sezonin e kaluar.
GJiganti turk u ndihmua mjaft shumë nga anësori nga Vushtrria, teksa në fund u kurorëzua edhe me titullin kampion.