Sulmuesi i Rubin Kazan, Mirlind Daku në ndeshjen e tij të parë për këtë klub arriti të shënojë një gol dhe të asistojë një tjetër.
Ai me meritë u vlerësua si lojtari më i mirë në ndeshjen kundër Lokomotivës së Moskës.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2 dhe Daku ka folur për debutim e tij dhe ndeshjen në përgjithësi.
“Patëm shumë raste, por, për fat të keq, në këto momente fati nuk ishte në anën tonë. Në anën tjetër kundërshtarët i shënuan golat e tyre në thelb nga hiçi, domethënë fati ishte në anën e tyre”.
“Në futboll, jo gjithçka varet nga taktika; element i fatit është gjithashtu i nevojshëm. Nëse fati nuk ju shoqëron, atëherë është e vështirë të fitosh. Është futboll, ndodh”, ka thënë Daku për faqen e klubit.
Lokomotiva është një nga skuadrat më të forta në Rusi për momentin dhe ky barazim ndaj tyre i jep forcë Dakut dhe Rubinit.
“Kemi një ekip të ri që lufton, që mund të vrapojë. Dhe sot djemtë e treguan atë. Do të godasim në ndeshjet e ardhshme me shpresën për të marrë tre pikët”, pëfundon Daku.
«Надеюсь, что это не последний важный гол для меня» ⚡️
Автор 2800-го гола «Рубина» в чемпионатах страны Мирлинд Даку поделился эмоциями от юбилейного гола команды ❤️???? pic.twitter.com/SSiY22X8p6— «Рубин» Казань (@fcrk) July 22, 2023