Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje investitorëve që të marrin pjesë në ankandin solar, raporton Gazeta Enigma.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka potencuar se qeveria e tij garanton proces të drejtë dhe transparent.
“Ftojmë investitorët në ankandin e parë të Kosoves të PV diellore, 100 MW, të cilin e kemi nisur me mbështetjen USAID-it. Qeveria jonë garanton një proces të drejtë dhe transparent, si dhe kritere tërheqëse, përfshirë tokë publike me 15 vjet të garantuara, qira 30-vjeçare dhe lidhje me rrjetin pranë” – ka shkruar Kurti në Twitter.