Sipas asaj që raporton The Athletic, një figurë kyçe në Ligën Premier, e cila u intervistua së fundmi nga policia për një tjetër akuzë, tani dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 15-vjeçare.
Është zbuluar gjithashtu se personi në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është hetuar në vazhdimësi nga autoritetet angleze për përdhunim të dyshuar të fëmijëve nga vitet 1990.
Viktima e dytë e supozuar kontaktoi policinë në fund të vitit 2021. Ajo pretendoi se përdhunimi kishte ndodhur në shtëpinë e burrit.
Por, rezultoi se ankesa e saj nuk ishte e vlefshme për shkak të një dëshmie për një rast më të vjetër. Sipas ligjit të vitit 1956 për ngacmimet seksuale, ajo priti shumë gjatë për të raportuar çështjen.
Legjislacioni thotë se nëse vepra e supozuar ka ndodhur midis viteve 1956 dhe 2004, ajo duhej ta raportonte brenda një viti.
Si pasojë, rasti u parashkrua dhe burri nuk u arrestua.
The Athletic e di emrin e personit të dyshuar, por nuk mund ta zbulojë atë sipas ligjit të Mbretërisë së Bashkuar që u jep anonimitetin të dyshuarve në fazat e hershme të një hetimi.