Prizren: Punëtori 32-vjeçar pëson lëndime të rënda në vendin e punës, Policia del në vendngjarje

Një person në fshatin Krushë e Vogël në Prizren, ka marrë lëndime të rënda trupore derisa ishte në vendin e punës.

Burimet brenda Spitalit Rajonal në Prizren, kanë bërë me dije se 32-vjeçari është dërguar në këtë qendër dhe i është ofruar tretman mjekësor, njofton Sinjali.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët bashkë me Inspektoratin kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit tashmë kanë nisur hetimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Related Articles