Një rast ka ndodhur së fundi në një familje në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar me jetë nënën dhe motrën e tij.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 68-vjeçarja dhe vajza e saj kanë denoncuar rastin në Polici, ku kanë deklaruar se pas një konflikti verbal me djalin/vëllain, ky i fundit ka eskaluar në kërcënime serioze, duke i kanosur me thikë dhe duke u thënë se do i vrasë me 30 plumba.
Posa rasti është denoncuar në Polici, 27-vjeçari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij për rastin, njofton Sinjali.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të ndalohet i dyshuari dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.