Ky është 35-vjeçari shqiptar i ekzekutuar në Greqi për larje hesapesh

Ky është 35-vjeçari shqiptar i ekzekutuar në Greqi për larje hesapesh

Shqiptari i vrarë në Greqi, mësohet të jetë Erjad Jonuzi, 35-vjeçar, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi u qëllua disa herë me armë në Selanik të Greqisë.

Jonuzi rezulton me precedentë penale në vitin 2009 në Korçë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim dokumentesh.

Në vitin 2008 është thirrur si dëshmitar lidhur me vrasjen e Pëllumb Çollakut, shokut te tij të fëmijërisë te ekzekutuar nga Mjallaq Pergjika.

35-vjeçari u qëllua për vdekje disa herë me armë zjarri para pallatit ku banonte, shkruajnë mediat greke. Paraprakisht dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh.

Related Articles