Një person ka mbetur i lënduar pas përleshjes me një person tjetër për shkak të pronës, sot në Rahovec.
Lajmi është konfirmuar nga Policia në Gjakovë, ku kanë njoftuar se personi i dyshuar për këtë përleshje është arrestuar dhe gjendet në ndalim prej 48 orësh.
Ndërsa sipas Policisë, viktima është dërguar me autoambulancë në Spitalin rajonal në Gjakovë për trajtim mjekësor.
“Sot me datën 04.06.2021 ne ora 16:00 stacioni policor ne Rahovec, është njoftuar për një rrahje mes dy personave ne rrugën “8 Dëshmorët e Pashtrikut” në Rahovec. Viktima fillimisht është dërguar ne shtëpinë shëndetit ne Rahovec për tretman mjekësor dhe me pas me autoambulance është dërguar ne spitalin rajonal Gjakove për tretman te mëtejmë, ku sipas mjekut kujdestar viktima është jashtë rrezikut për jete por ka lëndime te renda trupor. Dyshohet se deri te rrahja ka ardhur si pasoje e shit-blerjes te një prone te cilën e kishte blere viktima i lartcekur nga një person tjetër. I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar ne prani te avokatit mbrojtës te caktuar sipas detyrës zyrtare, dhe pas intervistimit është kontaktuar prokurori kujdestar i cili lëshon vendim mbi ndalim për 48 ore”, thuhet në përgjigjen e Policisë,