AC Milan ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Samuel Chukwueze.
Klubi kuqezi ka njoftuar para pak çasteve se ka gjetur akordin me sulmuesin Chukwueze, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka blerë futbollistin Samuel Chimerenka Chukwueze nga Villarreal CF në mënyrë të përhershme. Sulmuesi nigerian ka nënshkruar kontratë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2028.
“I lindur në Umahaia (Nigeri) më 22 maj 1999, Samuel u rrit në Sektorin e të Rinjve të Akademisë së Futbollit Diamond, përpara se të transferohej në Villarreal në 2017. Me spanjollët ai shënoi 4 gola në 20 ndeshje në Ekipin B dhe debutoi në Ekipin e Parë në shtator 2018, duke shënuar gjithsej 207 paraqitje dhe 37 gola, duke fituar 1 Europa League. Ai ka 28 paraqitje dhe 4 gola me kombëtaren e Nigerisë”, shkruhet në njoftim.