Policia e Kosovës është deklaruar për vdekjen e një 28-vjeçari në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmon se sipas informacioneve të para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë rast.
“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç. Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, thotë Borovci.