Sulmuesi i njohur, Odion Ighalo ka thënë se Cristiano Ronaldo u transferua në Arabinë Saudite thjesht për arsye monetare në vend të pasionit për lojën.
Ighalo ishte golashënuesi më i mirë në Superligën e Arabisë Saudite sezonin e kaluar, duke luajtur për Al-Hilal, edhe pse u lirua në fund të sezonit.
Ai tani pretendon se u transferua në Arabi thjesht për një pagë dhe këmbëngul se Ronaldo po bën të njëjtën gjë, pasi iu bashkua Al-Nassr, së bashku me Karim Benzeman te Al-Ittihad.
“Kur je i ri, po, luan për pasion. Atëherë nuk të interesojnë paratë. Por në moshën time, unë jam në fazën e fundit të karrierës. Nuk e di nëse do të jetë një, dy vjet apo kur do të thotë Zoti të ndalem”, ka thënë fillimisht 34-vjeçari për OmaSportsTV.
Reklama
“E di që nuk do të kalojnë më shumë se tre vjet. Kam luajtur për pasion gjithë jetën time, tani është për para. Unë nuk jam nga ata lojtarë që vijnë dhe thonë: “Unë luaj për pasionin”. Janë paratë. Në fund të fundit, janë paratë”.
“A po luan Ronaldo ende nga pasioni? Ronaldo ka fituar 100 herë më shumë se unë në gjithë jetën time dhe megjithatë ai shkoi në Arabinë Saudite. A e bëri këtë nga pasioni? Është për para, vëlla”, përfundoi Ighalo.
Një grup lojtarësh janë transferuar në Arabinë Saudite këtë verë, me i fundit është Jordan Henderson.
Të tillë si Benzema, N’Golo Kante, Ruben Neves dhe Roberto Firmino janë transferuar gjithashtu në këtë vend në këtë afat kalimtar transferimi.