Një aksident ka ndodhur pas pikës kufitare në Mutivodë, afër Prishtinës, ku janë aksidentuar një veturë dhe një kamion.
Një qytetare me inicjalet F.V. ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, se autoambulanca ka marrë të lënduarit, mirëpo askush nuk i ka tërhequr mjetet e aksidentuara.
Ajo tutje ka bërë të ditur se aty kanë mbetur të bllokuar rreth 300 persona dhe janë duke pritur rreth 3-4 orë.
E njëjta ka dhënë detaje se shumica nga ta janë mërgimtar të cilët janë duke ardhur për në Kosovë.
“Jemi të bllokuar në pikën kufitare në Mutivodë për shkak të një aksidentit, po ne jemi këtu që 3-4 orë duke prit. Janë vetëm 3 policë në vendin e ngjarjes po aksidenti është i rëndë dhe nuk ka ardh asnjë mjet transportues për mi tërheq mjetet e aksidentuara, është një kamion dhe një kerr. Diku 300 persona jemi duke pritur dhe askush s’po jep përgjegjësi. Ne jemi duke ardhur nga jashtë në Kosovë, po thuajse krejt jemi mërgimtar. Jemi hy në Kosovë, jemi afër Prishtinës se pas kufirit ka ndodh aksidenti.” – ka bërë të ditur qytetarja për Gazetën Nacionale.
Ajo tutje ka njoftuar se aksidenti ka qenë i rëndë dhe se të lënduar kanë mbetur personat që kanë qenë në veturë.
“Të aksidenti janë disa persona të lënduar, po ata i ka marrë autoambulanca sepse pom duket se krejt familja janë të lënduar. Aksidenti është i rëndë, shoferi i kamionit jo, po ata të tjerët që ishin në veturë janë lëndu.” – ka bërë të ditur ajo.