Liverpool është në bisedime me Paris Saint-Germain për një lëvizje të bujshme huazimi për Kylian Mbappen.
PSG-ja po shqetësohet se sulmuesi refuzoi të fliste me skuadrën e Arabisë Saudite, Al Hilal, pasi kampionët francezë pranuan ofertën rekorde prej 300 milionë euro.
Por, ata gjithashtu kanë frikë se lojtari do të largohet për asgjë në 12 muaj për te Real Madridi.
Liverpool është gati t’i ofrojë Mbappes një marrëveshje huazimi njëvjeçar, e cila e largon atë nga Parisi, do t’i sillte para PSG-së dhe i mundëson sulmuesit 24-vjeçar të përfundojë lëvizjen e tij të ëndrrave në Madrid.
Reds janë inkurajuar nga respekti i Mbappes për klubin dhe fakti që nëna e tij, Fayza Lamari – edhe agjentja e tij – është një tifoze e zjarrtë e The Reds.
Mbappe e ka lavdëruar shpesh trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe ai e përfaqësuesit e tij zhvilluan diskutime për transferimin me Liverpoolin përpara se të zgjidhnin t’i bashkoheshin PSG-së kur ai vendosi të largohej nga Monaco.